Zbardhet skema e abuzimit të 2 drejtorëve, një përgjegjësi dhe një specialisti ne bashkine e Korces,te cilet shperdoruan detyren duke shkaktuar 30 milion lekë dëm.
Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se prokuroria ka gjetur shkelje ne procedurën e lejeve të ndërtimit për afro 20 subjekte.
Sipas po të njëjtave burime të proceduarit,për qëllime përfitimi kanë dhënë leje ndërtimi për objekte të deklaruara për banim,nderkohë që ato janë shfrytezuar për tregëti.
Taksa e ndikimit në infrastrukturë për objektet e banimit ështe 3% e vlerës së investimit,ndërkohë për objektet e shërbimit dhe tregetisë kjo taksë ështe 8% e vlerës së investimit.