19.7 C
Pogradec
19.6 C
Korçë
19.6 C
Bilisht
18.8 C
Ersekë
18.5 C
Maliq
20.5 C
Liqenas
Saturday, July 12, 2025

Rigels Xhemollari i ftuar nga Departamenti Amerikan i Shetit. “Kleptokracia po rrezikon demokracitë nga lindja në perëndim”

- Advertisement -

Aktivisti Rigels Xhemollari ka qënë i ftuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, si një ndër aktivistet e shoqërisë civile, me veprimtari në qarqe të ndryshme të Kryeqytetit Shqiptar. Xhemollari ka një aktivitet të gjatë me shoqërinë civile, duke lobuar për kauza të ndryshme ku përfshihen zgjedhjet e lira dhe të drejtat e studentëve. Së fundmi i ftuar në  Ëashington D.C. ka Xhemollari ka zhvilluar një sërë takimesh, ndër ta me Frank Vogl, bashkëthemeluesi i Transparency International. Ky takim vjen pak muaj para nisjes së fushatës zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025.

Xhemollari shkruan: “Frank Vogl, bashkëthemeluesi i Transparency International ishte i shqetësuar se sot kleptokracia po rrezikon demokracitë nga lindja në perëndim.

Shoqëria Civile dhe Gazetaria Investigative jane oponentet me te medhenj te qeverise dhe kontribuesit kryesorë në luften ndaj korrupsionit i cili merr jetë njerzish, zhvedos popullsi të tëra nga vendbanimet e tyre apo rrënon ekonomitë e shteteve.” Mbyll ai postimin në facebook.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit