Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit Xh. O., 25 vjeç dhe R. O., 30 vjeç, banues në fshatin Blacë, Pogradec, pasi në fshatin Grabovicë, Pogradec, dyshohet se gjatë një konflikti kanë goditur me grushte dhe shkelma, një 33-vjeçar.