Vetëm pak ditë më parë, Pogradecipress.al publikoi zërat buxhetor të cilat janë miratuar nga Bashkia e Pogradecit për mediat dhe kronikat e paguara, ndërkaq denoncoi rastin e pagave për punonjësit e medias apo familjarët e tyre, si një mënyrë jovetëm për të mbyllur gojën dhe sytë, por edhe për të shfaqur propagandën e një institucioni me nivel të lartë të korrupsionit dhe abuzimit.
Nëse shohim lehtësisht në faqen zyrtare të këtij institucioni, ndryshe institucionet vendore të tjera në vend, kemi të bëjmë një blog i cili shfaq një realitet të rrymës së realizmit. Zakonisht aty publikohen elemente argëtuese, shumë larg realitetit të qytetit të Pogradecit. Struktura e softistikuar e propagandës në Bashkinë e Pogradecit, duket se është kalaja e fundit e institucionit më të korruptuar në Qarkun e Korçës, ku shpesh herë ka pasur dhe procedime penale të ngritura për zyrtarët e institucionit, apo në raste të ndryshme dhe përmendje të individëve me pozita të lartë në hetime për korrupsion.