Policia Bashkiake në Pogradec ka nisur një aksion për lirimin e hapsirave publike nga automjetet dhe nga subjektet e ndryshme. Ditën e sotme ky aksion është zhvilluar në zonën pranë maternitetit në Pogradec, ku nuk janë hasur kundërshtitë e qytetarëve. Në një postim, Policia Bashkiake thotë se aksioni do të shkojë me tej, postimi i plotë:
“Vijon çdo ditë organizimi i punës së shërbimeve të Policisë Bashkiake 👨✈️👩✈️, për parandalimin, konstatimin, lirimin e hapësirave publike dhe atyre të përbashkëta, nga zaptimet e paligjshme🪨🔺, por edhe ndëshkimin me masa administrative ✍️, ndaj kundravajtësve në lidhje me parkimet e gabuara.
Gjatë ditës së sotme puna ⚠️ është përqëndruar 📍 në lagjen nr. 2 sheshi “EUROPA”
Falenderojmë qytetarët 🧍♂️, që besojnë dhe raportojnë pranë shërbimeve të Policisë Bashkiake 🚔 çdo kundravajtje administrative ❌, që cënon drejtëpërdrejt bashkëjetesën në komunitet 👨👩👧👦.
#PoliciaBashkiakePogradecNëDetyrë👩✈️👨✈️
#StopZaptimit🛑”