Nga Osman Stafa/ Bajram Begaj do të mbahet mend si Presidenti më qesharak që ka për të pas ndonjëherë Shqiperia.
Do të kujtohet si Gjenerali që u bë ushtar e noter i partisë në pushtet.
Begaj ditën e sotme dekretoi një ligj të zi, që lejon të ndërtohet në zonat e mbrojtura. Edhe për një ligj që kërcënon tmerrshëm pasuritë tona natyrore, Begaj, nuk mori guximin për t’i dalë kundër qeverisë, sa për sy e faqe.
Si rregull, kthimi që mund t’i bënte Begaj ligjit sot, nuk do kishte asnjë efekt, pasi socialistët duke pasur numrat, e votonin përsëri pa asnjë ndryshim.
Por Begaj nuk ka as guximin më të vogël as për këtë t’i dalë kundër Ramës.
Alfred Moisiu ka dalë kundër qeverisë socialiste dhe demokrate.
Rexhep Meidani ka dalë kundër socialistëve.
Bamir Topi ka dalë kundër demokratëve.
Ilir Meta u zgjodh nga socialistët dhe doli kundër tyre.
Kjo pasi kur një individ bëhet President ai duhet të bëj Presidentin dhe jo kukullën e Kryeministrit, noterin e tij, ushtarin e tij, militantin e tij.
Por Begaj ka vendosur që të jetë shëmtia më e keqe e një Presidenti të vogël, frikacak, ushtar, kukull.
Asnjë ligj me rëndësi të socialistëve nuk ka kthyer. Dekretoi edhe ligjin për studentët e mjeksisë, që Gjykata Kushtetuese e rrëzoi pjesërisht. Pasi ky njeri ka ardhur aty për t’i shërbyer një pushteti dhe jo të jetë mbi palët, siç duhet të ishte.
Sa turp për një President, i cili nuk do të arrijë kurrë të dalë në lartësinë e postit që mban. Do mbetet një president me p të vogël.
