Në Pogradec, në qytetin e Lasgush Poradecit, një nga poetët tonë kombëtarë është shfaqur ditën e djeshme dokumentari “Trup për turp” me regji nga Elton Baxhaku. Dokumentari vjen si një bashkëproduksion mes “Barraka productions” dhe BIRN Albania. Dokumentari trajton dhunën gjinore në të gjitha format e saj.
Shpeshherë pyetet si shkatërrohen familjet, pse shkatërrohen ato, por askush nuk pyet shumë për dhunën sistematike ndaj grave në shoqërinë tonë, nuk pyesin sepse nuk janë mësuar të pyesin, nuk pyesin sepse është një temë për të cilën nuk mund të diskutosh lirshëm. Në shoqërinë tonë gratë janë të shtypura dhe ndihen të shtypura, në shoqëinë tonë gratë janë të paragjykuara dhe ndihen të paragjykuara. Shpesh ajo fjala e ndyrë të cilën nuk ja thua dot motrës tënde por e përdor rëndom me miq e dashamirë lëndon. Fjala nuk ka kufinj, e merr era dhe vete kudo. Por dhuna verbale nuk është e vetmja formë dhune dhe pikërisht këtë qëmton dokumentari.
Dokumentari përbëhet nga rrëfime autentike të grave që e kanë provuar dhunën në kurriz të tyre, përbëhet nga rrëfime autentike të njerëzve që e dinë =do të thotë të vuash. Asgjë nuk e justifikon dhunën në familje dhe asgjë nuk na jep të drejtë të bëjmë gjysmën e shoqërisë fajtore për =do gjë që shkon keq me shoqërinë. A.K./TemA