Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për një konflikt në lagjen nr. 3, Korçë, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. K., 31 vjeç, banues në Tiranë dhe D. B., 60 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur njëri-tjetrin, me mjete të forta, duke shkaktuar dëmtime të lehta.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. S., 37 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 2, dyshohet se ka dëmtuar me gurë, vetratën e një banke.