Bashkia Pogradec shkruan:
Feridon Fezollari, njeriu me instiktin e lirisë “Qytetar Nderi” i Pogradecit(pas vdekjes).
Me motivacionin:
“Figurë frymëzuese në dashurinë për liri dhe atdhedashuri. Për kontributet e shquara si humanitar duke ndihmuar familjet në vështirësi, mbështetës për zhvillimin ekonomik dhe kulturor të Pogradecit”
Momente nga ceremonia e dhënies së titullit djemve të z. Feridon, Bajram dhe Lirim Fezollari, ku morën pjesë Deputetja znj.Olta Xhaçka, Prefekti z.Nertil Jole, Kryetari Bashkisë Strugë z. Ramis Merko, aktori Timo Flloko, drejtues qendrorë e lokalë, familjarë, miq si dhe shumë njerëz që e kanë pasur mundësinë për ta njohur nga afër Feridonin.
Një titull mëse i merituar për atë se çfarë Feridoni dhe familja Fezollari kanë bërë për Pogradecin që nga koha e kthimit të tyre nga Australia.