I plagosuri Altedi Olldashi është dërguar për trajtim në Traumën në Tiranë për mjekim më të specializuar, pasi ka marrë tre plagë, një mbi gju, një në dorë, dhe një në pjesën e kraharorit (pa kapur organet jetësore), sipas mjekëve të Spitalit të Pogradecit.
Burime nga policia në vendngjarje kanë konfirmuar se Jolldashi është qëlluar me armë zjarri. Rezulton se konflikti nuk ka qenë një incident i shkurtër, pasi të tre djemtë kanë qenë duke diskutuar për një konflikt të mëparshëm të tyre, dhe më pas dyshohet se Jolldashi ka hapur zjarr ndaj dy djemve të tjerë, ndërsa ata janë kundërpërgjigjur.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë të banuar të qytetit të Pogradecit dhe në një orar që shënon pikun e lëvizjeve të banorëve. Banorët jashtë kamerave kanë konfirmuar se ngjarja ndodhi shumë shpejt dhe se edhe ata kanë rrezikuar nga plumbat.
Plumbat janë gjetur edhe tek mjetet e parkuara në vendngjarje.


