📌Policia Rrugore e Korçës e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore të qarkut.
Kontrolle intensive në të gjithë qarkun duke përdorur radarë dhe dragera, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Gjatë muajit shkurt:
✅janë arrestuar në flagrancë gjithsej 12 shtetas, nga të cilët 11 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 1 tjetër për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve, rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, Policia Rrugore ka vijuar monitorimin e akseve rrugore në të gjithë qarkun, me qëllim konstatimin dhe ndëshkimin e shkeljeve të Kodit Rrugor.
✅ Janë ndëshkuar administrativisht, në total 3342 drejtues mjetesh dhe konkretisht:
✅Janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit 34 drejtues;
✅Janë ndëshkuar 581 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara;
✅Janë ndëshkuar 1192 drejtues mjetesh për tejkalim shpejtësie, mbi normat e lejuara;
✅112 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;
✅1051 drejtues janë ndëshkuar për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
✅9 leje drejtimi të pezulluara.
Policia e Rrugore e DVP Korçë apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.