Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, afër një karburanti, nga informacionet e para dyshohet për një të plagosur. Nuk dihet ende sa persona kanë qenë të përfshirë ne konflikt.
Personi i plagosur është Alted Olldashi 27 vjeçi cili është plagosur në këmbë edhe në shpatull. Sherri duket se ka nisur nga një konflikt i çastit, ku autori i cili e ka plagosur është larguar nga vendi i ngjarjes.
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 01.03.2024, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Tushemishtit”, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi A. J., 35 vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit D. M. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, me qëllim kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorit të dyshuar.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.