LAÇI – SKËNDERBEU 0-1
Shënues: Nikaj 89′
LAÇI: Dajsinani, Mjaki, Dajko, Kristian, Prodani, Kryeziu, Manellari (Myrta 54’), Tresa (Barjamaj 61’), Melo, Ujka (Qato 70’), Sobuale. Trajner: Mirel Josa
SKËNDERBEU: Alia, Vangjeli, Ramos, Prençi, Gerco, Rabiu, Randi, Merlim, Liço, Nikaj, Rashica (Djantu 72’). Trajner: Ivan Govzdenoviç
Karton i verdhë: Rabiu
10 minutat e para të ndeshjes nisin mirë për Skënderbeun që ka dy raste vërtet të mira, por nuk arrin t’i shfrytëzojë.
Në fillim ka qenë Nikaj dhe më pas Rashica, dy momentet ideale për Skënderbeun që luan mirë në këto minuta të para, por pa arritur ta dërgojë topin në kuadrat.
Vetëm në të 11-ën minutë është Laçi që kujtohet dhe krijon rastin më të artë me anë të Manellarit, që përballë portës bën më të vështirën, gjuan jashtë.
Më pas ndeshja luhet më shumë në mesin e fushës dhe e luftuar, por deri në këto momente rezultati është i bardhë.
Minutat në vazhdim janë të qeta, ndërkohë që rishfaqen vendasit në minutën e 34-ër teksa Sobuale për pak sa nuk shënon, por fatmirësisht gjuan jashtë përballë Alias.
Kundërpërgjigjet dy minuta më vonë Rabiu me një predhë nga largësia, por mbi tranversë.
Në minutat e fundit të pjesës së parë, ishte Nikaj që futi një top të bukur në zonë, por pa rezultat, pasi Ramos nuk ishte më i shpejtë se portiere kurbinas, Dajsinani.
Përfundimisht 0-0 në këtë pjesë të parë.
Pjesa e dytë nis pa ndërrime për të dy skuadrat, ndërkohë që duket se është e njëjta pamje si pjesa e parë.
Është Skënderbeu që në minutën e 53-të shfaqet rrezikshëm, por nuk shënjestron gjuajtjen e tij Merlim që gjuan mbi tranversë.
Nikaj në të 58-ën ka rastin më ideal për të shënuar, por shpëtimtar bëhet potieri Dajsinani.
Një minutë më vonë është Melo që godet tranversën dhe këtë herë shpëton porta e Skënderbeut për mrekulli duke pasur edhe fatin me vete.
Kurbinasit kryesjnë 3 ndërrime deri në minutën e 70-të, ndërkohë që stafi teknik i Skënderbeut ndërrimin e parë e kryen në minutën e 72-të ku Rashica ja le vendin Djantu.
9-të minuta nga fundi Melo për pak sa nuk shënon golin e avantazhit, por koka e tij e dërgon ngjitur me shtyllën, Skënderbeu shpëton për mrekulli.
Një minutë nga fundi kur dukej se ndeshja do të mbyllej në barazimin 0-0, ishin bardhekuqtë që bëjnë surprizën. Pas një kundërsulmi Djantu shërben për Nikaj duke i dhënë asis dhe Nikaj shënon duke kaluar Skënderbeun në avantazh. 0-1 për Skënderbeun.
4 minuta shtesë dhe nuk ka më kohë. Skënderbeu në këtë mënyrë bën mrekullinë në Laç duke fituar 3 pikë dhe duke u renditur tashmë në vendin e 4-t në tabelën e klasifikimit.
Këta po janë “Ujqërit”!
Urime Skënderbe!
Minutat dhe rastet e pjesës së parë
3’ – Rasti i parë vjen për Skënderbeut, teksa Ardit Nikaj futet bukur në krahun e majtë të mbrojtjes mike, por asnjë nga shokët nuk e ndihmon të dalë i vetëm përballë portierit.
6’ – Kombinim i bukur mes Nikaj dhe Rashicës, ky i fundit përballë portierit për pak sa nuk shënon, por shkakton faull.
11’ – Rasti i parë i rrezikshëm për kurbinasit. Manellari pas një topi në zonë i vetëm përballë portës gjuan jashtë.
13’ – Liço në një goditje dënimi çon topin saktë për Prençin që i vetëm në zonë nuk arrin ta dërgojë topin në kuadrat.
23’ – Melo me rafishatë në zonë, por pret Alia.
34’ – Deri në këtë minutë gjithçka e qetë, por rishfaqen vendasit, teksa Sobuale përballë portës gjuan me të majtën fuqishëm, por jashtë.
36’ – Mario Rabiu kundërpërgjigjet për Skënderbeun. Gjuan nga shumë larg, por mbi traun e portës vendase.
43’ – Një rast i pastër për Skënderbeun. Ardit Nikaj fut topin rrezikshëm në zonë dhe Ramos për pak sa nuk e arrin, por përfundimisht është Dajsinani që tregohet më i shpejtë.