Sipas burimeve nga policia mësohet se Alted Jolldashi 27 vjec (i plagosuri) më herët është dhunuar dhe ka përfunduar në spital por në atë kohë nuk ka denoncuar njeri pasi tha se nuk dyshonte tek asnjë. Pra rasti është i përsëritur ku një muaj më parë e goditën me mjete të forta. Jolldashi pasi është plagosur nga Meko në këmbë edhe në shpatull është arratisur për të shpëtuar nga Meko.
Gjithashtu mësohet se edhe autori Deis Meko 26 vjec është me precedentë të mëparshëm penalë, për plagosje.
Më datë 01.03.2024, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Tushemishtit”, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi A. J., rreth 27 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, i cili u dërgua në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit D. M., 26 vjeç. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, me qëllim kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorit të dyshuar.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.