Pas Maliqit ndeshja e rradhës e KF Pogradecit do të jetë përballja me KF Këlcyra, një ndjshje kjo e cila vjen pas situatës së rënduar psikologjike të skuadrës të ekipit Pogradecar edhe pse arriti që të siguronte një fitore me dy gola kundret Maliqit. Djemtë e Nikajt objektivë kanë 3 pikshin në ndeshjen e nesërme, e cila do të luhet në stadiumin “Demir Allamani”. Më herët KF Pogradeci ka theksuar se në objektivat kryesore të tij është që të fitojë kampionatin.
Zyrtarisht ekipi i KF Pogradecit ka reaguar në faqen zyrtare duke shkruar: “KF Pogradeci është duke luftuar me qëllimin vetëm për të fituar kampionatin. Në asnjë rast nuk kemi pritur dhe as nuk presim favorizime nga arbitrat, lojtarët tanë japin gjithçka në fushë pavarësisht rezultatit që kanë marrë në fund të ndeshjeve. Çdo deklaratë e nxituar apo reagime të gabuara ndaj arbitrave si në rastin e portierit të Maliqit kanë të bëjnë me rregullat e qarta dhe strikte që FSHF ka vendosur.“
DITA E NDESHJES:
KF KËLCYRA – KF POGRADECI
E Mërkurë, 13:30
STADIUMI “Demir Allamani”