Skënderbeu – Dinamo 0-1
Shënues: Vila 52’ (11-m)
Skënderbeu: Alia, Ramos, Prençi, Rabiu (Moses 89’), Liço, Rashica (Uçe 69’), Nikaj, Gerco, Franklin (Djantu 43’), Vangjeli, Janaqi (Merlim 69’). Trajner: Ivan Gvozdenoviç
Dinamo: Sali, Marku, Hoxha, Zabërgja (Tusha 89’), Denisson (Bardhi 46’), Behiraçe, Smaçi (Qefalija 60’), Gudiaby, Lorran, Andoni (Tahiri 69’), Vila (Janku 69’). Trajner: Dritan Mehmeti
Gjyqtar: Klodian Shahini
Kartonë të verdhë: Ramos, Liço, Janaqi / Marku, Gudiady, Bardhi, Tusha
Ndeshja nis me një rast surprizë, teksa Marku vetëm në sekondat e para për pak sa nuk shënon. Gjen të papërgatitur mbrojtjen korçare dhe i vetëm gjuan dhe falë grushtimit të topit nga Alia, Skënderbeu shpëton nga pësimi i golit.
Gerco ka një moment të mirë në minutën e 9-të, ndërkohë që pak minuta më vonë në një goditje dënimi Rashica fut një top të bukur në zonë, por grushton Sali për Dinamon. Janë po bardhekuqtë që marrin frenat e lojës në dorë dhe Prençi gabon në minutën e 12-të përballë portës nuk shënon, pasi i dhuron një top portierit Sali.
Në minutën e 23-të është Ardit Nikaj që provon të befasojë, por gjuajtja e tij përfundon jashtë. Janë minuta që të dy skuadrat luajnë kujdesshëm dhe ka rrezikuar shumë, duke menduar edhe për prapavijën.
Edhe minutat e mëtejshme janë më të qeta dhe dinamovitët përpiqen të zbresin më shpesh, por pa gjetur kuadratin e Marko Alia.
3 minuta nga fundi ankth në kampin bardhekuq pasi Franklin ka probleme në këmbën e djathtë të fashuar dhe Djantu hidhet në fushë duke e zëvendësuar.
Pjesa e parë mbyllet me rezultatin e bardhë 0-0.
45 minutat e dyta nisin me një rast të artë për Skënderbeun, teksa Djantu për pak sa nuk shënon, shpëton portieri mik. Dinamovitët në këtë pjesë kryen një ndërrim duke freskuar skuadrën.
Në minutën e 52-të Dinamo fiton një 11-metërsh dhe Vila është i saktë nga 11-të metra larg duke kaluar Dinamon në avantazh.
Në fakt penalltia nga pamjet e transmetuara nuk ka qene e tillë, madje nuk është parë as në VAR dhe për të ardhur keq që merren vendime të tilla të paqëna dhe që penalizoi në rastin konkret Skënderbeun.
Skënderbeu reagon pas pësimit të golit dhe shikon më shumë në portën dinamovite.
Rabiu nga jashtë zonës mike godet dhe topi qeth tranversën, rast i pastër për të barazuar shifrat. Më pas ndërhyn stoli i Skënderbeut, duke hedhur në fushë Uçe dhe Merlim, në vend të Rashicës dhe Janaqit.
Pas kësaj minute Skënderbeu shton ritmin për të barazuar, por edhe nxitohet në zonën mike duke qenë i paqartë.
Rabiu dhe të tjerë pavarësisht rasteve të minutave në vazhdim, nuk shënjestrojnë dot kuadratin. Edhe 5 minuta shtesë nuk sjellin ndonjë ndryshim dhe përfundimisht Dinamo fiton 0-1 në stadiumin “Skënderbeu”, duke shuar ëndrrën e Skënderbeut për katërshen e parë.
Burimi: Korça Boom