4.3 C
Pogradec
2.3 C
Korçë
2.6 C
Bilisht
2 C
Ersekë
1.8 C
Maliq
4.1 C
Liqenas
Thursday, December 12, 2024

Gazetari denoncon: Medikamenti ventolinë (salbutamol) për astmatikët mungon në farmacitë shqiptare prej së paku 4 muajsh

- Advertisement -

Osman Stafa shkruan: Sipas informacioneve që më kanë ardhur, medikamenti ventolinë (salbutamol) mungon në farmacitë shqiptare prej së paku 4 muajsh. Ky është një bar i cili përdoret nga asmatikët.

Citoj: “Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, personat që vuajnë nga astma, u ngushtohen rrugët e frymëmarrjes, duke prodhuar më shumë mukus dhe probleme. Një episod i fortë mund të jetë kërcënues për jetën, pasi ekziston rreziku i mbytjes.Në këtë kuptim, Ventolin është një ilaç që shpëton miliona jetë çdo vit dhe që, megjithëse nuk e kuron sëmundjen, është një trajtim administrohet në formë thithjeje (përmes inhalatorit të famshëm) që shërben si një “shpëtim”, duke zvogëluar inflamacionin në rrugët e frymëmarrjes dhe duke u kthyer në normale brenda pak minutash”

Pra ky medikamnet kaq i rëndësishëm për asmatikët mungon dhe nuk ka asnjë informacion se pse po ndodh kjo. Shumë njerëz, të cilët më kanë shkruar, më raportojnë të shqetësuar, se kjo situata i ka vënë në alarm dhe këto kohë e kanë gjetur kontrabandë ilaçin, por edhe kontrabanda, nuk po e plotëson nevojën e tregut.

Organet kompentente duhet të ndërhyjnë menjëherë për të zgjidhur situatën, pasi kjo është një situatë mjaft e rëndë për asmatikët që përdorin këtë medikament.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit