8.1 C
Pogradec
7.4 C
Korçë
7 C
Bilisht
8.8 C
Ersekë
6 C
Maliq
8.3 C
Liqenas
Thursday, November 7, 2024

Policia e Korçës proçedon 5 persona, vendosin baste në celular… Sekuestrohen telefonat!

- Advertisement -

Korçë/Vijon me intensitet zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”. Evidentohen 4 raste të tjera të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.

Procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas që u kapën në flagrancë në 3 lokale, duke vënë baste sportive, me celularë.

Njëri nga këta shtetas, pronari i lokalit, e ushtronte aktivitetin në këtë subjekt, pa licencë dhe i paregjistruar në organet tatimore.

Sekuestrohen 5 celularë që përdoreshin për lojëra fati dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, kanë vijuar kontrollet në ambiente të ndryshme të qytetit të Korçës. Si rezultat, në vijim të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, në lagjet nr. 1 dhe 6, Korçë, janë goditur 4 raste të tjera të kësaj paligjshmërie.

Në vijim të veprimeve për këto raste, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-P. N., 28 vjeç, F. M., 30 vjeç dhe J. Ç., 30 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 6, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e 28-vjeçarit u kapën duke vënë baste sportive nëpërmjet celularëve. Nga verifikimet e kryera rezultoi se 28-vjeçari e ushtronte aktivitetin në këtë subjekt, pa licencë dhe i paregjistruar në organet tatimore;

-R. R., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 6, gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal, u kap duke vënë baste sportive nëpërmjet celularit;

-S. L., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 1, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në përdorim të tij, shërbimet e Policisë gjetën në celularin e tij, biseda dhe aplikacione për vënien e basteve sportive.

5 celularët e këtyre shtetasve dhe një shumë parash që dyshohet se mund të jetë fituar nga kjo veprimtari e paligjshme, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit