Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. H., 63 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Korçë-Maliq”, në afërsi të fshatit Biranj, ky shtetas për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin tip “Volkswagen”, të cilin drejtonte.


