14.4 C
Pogradec
14.6 C
Korçë
14 C
Bilisht
13.5 C
Ersekë
13.8 C
Maliq
14.9 C
Liqenas
Friday, April 25, 2025

Pogradeci me mjete të vjetra! Çuni: Suvencionimi zgjidhje për të ulur numrin e tyre…

- Advertisement -

Qarku i Korçës ka një shifër të automjeteve mbi 20 vjeçare në masën 60%, çka e bën moshën mesatare të automjeteve të lartë, duke rritur rrezikun për ekspertët rrugorë. Këto automjete janë më të pasigurta dhe kontribuojnë në ndotjen e mjedisit.

Inxhinieri Neritan Çuni thotë se mjetet me moshë mbi 20 vjeç rrisin rrezikun për fatalitete dhe aksidente rrugore, kryesisht për shkak të numrit të pakët të jastëkëve të ajrit.

Sipas informacioneve nga DRSHTR Korçë, është e ditur se në qarkun juglindor, brenda një muaji, mund të regjistrohen për herë të parë rreth 100 automjete të hyra, veçanërisht nga vendet që po largojnë automjetet me naftë për t’i zëvendësuar me mjetet me karimim. Megjithatë, mjetet duhet të përmbushin detyrimisht standardin e emetimeve EURO 4, që do të thotë që janë mjetet me moshë 10 vjeçare.

Neritan Çuni e sheh pak të vështirë pjesën e blerjes së automjeteve të reja, veçanërisht atyre me energji elektrike, për shkak të kostove të shtrenjta. Nga ana tjetër, ai shpreh shqetësimin se qarku i Korçës nuk ka logjistikë të mjaftueshme për shtimin e automjeteve me energji elektrike.

Çuni, ndër të tjera, thotë se për të pasur një ulje të moshës mesatare të automjeteve, duhet të ketë një stimul nga shteti, duke përfshirë suvencionimin direkt. Ndërsa ndalimi i qarkullimit për mjetet e vjetra nuk është një mekanizëm i mirë.

Pa dyshim, ndotësit më të mëdhenj urbanë janë mjetet që kanë shumë vite në qarkullim, veçanërisht ato me lëndë djegëse naftë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit