Nga: Eduart Bardhushi
Teatër miq teatër…/ Rruga “legjendare” Korçë – Ersekë, për të cilën kanë nisur punimet, që prej vitit 2011, vazhdon të na surprizojë…!
Sot, rreth orës 14:00, është shembur një pjesë e rrugës në Qafën e Qarrit, jo më larg se 5 ditë më parë, në redaksinë e televizonit Korça Plus, mbërritën pamje, ku dukej qartë që rruga ishte rrënuar totalisht dhe ishte gati në shembje, pooor vetëm ditën e djeshme u kujtuan, për të ndaluar qarkullimin në atë aks rruge !
kosjtoja e investimi 60 milion euro!
SPAK, duhet të fillojë menjëherë hetimet, për cilesinë e rruges ku çdo ditë kalojnë qindra persona e mjete.
Sipas faqes “Kolonjarët”, bëhet me dije se në momentin e shembjes, në rradhë për të kaluar ishin 3 kamiona me peshë deri në 70 ton, të cilët mbanin pjesë nga ura që po ndërtohet në Selenicë…
Fat i madh që shembja nuk “perpiu” askënd dhe kjo vjedhje e madhe kaloi pa jetë të humbura !