2.9 C
Pogradec
1.8 C
Korçë
2.5 C
Bilisht
1.1 C
Ersekë
0.9 C
Maliq
3.8 C
Liqenas
Saturday, December 14, 2024

(VIDEO) Shembet rruga Korçë – Ersekë, investimi gropë e zezë me mbi 60 milion euro shpenzime…

- Advertisement -

Ditën e sotme u shemb një pjesë e segmentit rrugor Korçë – Ersekë. Kjo rrugë është në ndërtim që prej vitit 2013, duke shkurtuar kohën për të mbërritur në zonën e Kolonjës. Sipas informacioneve të bëra të ditura, rruga ende nuk është marrë në dorë nga autoriteti kontraktues, ka pasur vonesa të shumta në punën e strukturës së saj në ditët e fundit, gjithashtu punimet kanë qenë pothuajse të ndalura. Megjithatë, rruga, edhe pse është në ndërtim, ka qenë e hapur për qarkullimin e automjeteve, dhe fatmirësisht gjatë shembjes së sotme nuk ka pasur lëndime apo dëme të makinave.

Investimi në rrugën 35 km ka kushtuar shumë buxhetit të shtetit, dhe në vitin 2022 u kërkua një fond shtesë për këtë rrugë, i cili arriti në shifrën e 2,164,693,349.44   lekë pa TVSH. Tenderin për këtë projekt e fitoi firma “A. N. K.” me administrator Agim Kola. Rruga, sipas parametrave inxhinierik, është një rrugë interurbane që shërben për të evituar kalimin në Qafën e Qarrit për udhëtarët që shkojnë drejt Kolonjës.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit