Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Pogradec-Tushemisht në një zonë të banuar. Mësohet se një automjet tip Mercedes ka humbur kontrollin si pasojë e lagështisë dhe ka dalë nga rruga. Si rezultat, ka goditur dhe demtuar një shtyllë të tensionit të lartë, për këtë arsye ka mbërritur në vendngjarje policia, e cila po merret me procedurat hetimore për të zbuluar shkaqet e aksidentit.
Mësohet se si pasojë e aksidentit janë shënuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka pasuar dëme në individ. Nga ana tjetër, për shkak të aksidentit, rrugët e OSHE në Pogradec kanë ndërprerë energjinë elektrike në disa lagje për shkak të dëmtimit të shtyllës mbajtëse të rrjetit. Pritet që energia të kthehet së shpejti, pasi grupet janë në terren.