Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin K. B., 22 vjeç, banues në Korçë, pasi nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se:
-ditën e djeshme, ka vjedhur një motomjet;
-më datë 09.02.2024, ka vjedhur një tjetër motomjet dhe një biçikletë.
Dy motomjetet u gjetën dhe u sekuestruan si provë materiale, ndërkaq vijon të punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.