4.3 C
Pogradec
2.3 C
Korçë
2.6 C
Bilisht
2 C
Ersekë
1.8 C
Maliq
4.1 C
Liqenas
Thursday, December 12, 2024

Qytetarët në Pogradec shqetësohen nga kafet në pedonale: Na zënë hapësirën! Bashkia: E njeh ligji shfrytëzimin e hapësirës për biznes

- Advertisement -

Çadrat, tavolinat e karriget e vendosura rishtazi nga kafenetë, në shëtitoren “Europa” të Podradecit kanë shqetësuar qytetarët që e cilësojnë “uzurpim” të hapësirës publike.

Për këtë ankesë u interesuam pranë Bashkisë së Pogradecit, ku drejtoresha e Taksave Vendore, Enjela Karafili, tha se prej vitit 2021 këshilli bashkiak ka vendosur që pedonalja të shfrytëzohet edhe nga bizneset. Së fundmi, thekson Karafili, ka një interes të shtuar për hapësirat e rezervuara.

Shëtitorja “Europa” në Pogradec u rikonstruktua 15 vite me parë, ku u vendosën pllaka me emrat e 100 personazheve me famë botërore, përfshirë dhe shqiptarë të suksesshëm. Sipas vendimit të këshillit bashkiak, 2 metra shfrytëzohen si vendkalim për qytetarët dhe pjesa tjetër nga bizneset.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit