4.3 C
Pogradec
2.3 C
Korçë
2.6 C
Bilisht
2 C
Ersekë
1.8 C
Maliq
4.1 C
Liqenas
Thursday, December 12, 2024

Zonat e mbrojtura më pak interes për turistët, rajoni i Korçës bie nga kryesimi

- Advertisement -

Zonat e mbrojtura më pak interes për turistët vendas e të huaj, edhe rajoni i Korçës bie nga kryesimi.

Të paktën 4.5 milionë turistë vendas dhe të huaj kanë vizituar zonat e mbrojtura në vitin që lamë pas. Pavarësisht ecurisë së mirë të turizmit në vend duket se ai natyror ka pësuar tkurrje në raport me vitin 2022.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në statistikat e saj periodike të sektorit pranon se ka një rënie të lehtë sipas shifrave që ka raportuar Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.

Por cilat janë zonat e mbrojtura që kanë pasur më shumë vizitorë vitin e shkuar?

Sipas të dhënave vihet re një rënie e dukshme e rajonit të Korçës që në vitin 2022 mbante kryesimin. Këtë vit ështe Shkodra ajo që qëndron në krye për nga numri i vizitorëve ndërkohë qe pas saj vijnë Fieri dhe Vlora.

Duhet thënë se shifrat në këtë këto zona shpesh nuk shfaqin situatën reale për shkak se sektori ende ka informalitet apo mungesë të sistemeve që mund të kontrollojnë numrin e saktë të vizitorëve.

Ndërkohë rreth 2 milion vizitore te huaj dhe vëndas kanë vizituar Parqet Kombëtare te vendit tone gjat vititi 2023. Ky vit shenon një ritje.40,2% krahasuar dhe me vitin paraardhes. Parku kombëtar më i vizituar eshtë Divjaka, Karavastaja, Alpet e Shqiperise dhe Mali i Tomorrit.

Burimi: Revista Monitor

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit