-5.8 C
Pogradec
-5.5 C
Korçë
-5.3 C
Bilisht
-5.8 C
Ersekë
-6.6 C
Maliq
-4.8 C
Liqenas
Monday, January 12, 2026

Universiteti i Korçës me një laborator si qendër kërkimore që do tu vijë në ndihmë fermerëve.

- Advertisement -

Universiteti i Korçës me një laborator si qendër kërkimore që do tu vijë në ndihmë fermerëve.

Ngritja e një laboratori të përbashkët që të shërbejë si një qendër kërkimore, e cila të jetë në funksion të fermerëve, specialistëve të bujqësisë, pedagogëve e studentëve do të jetë hapi i parë i konkretizimit të bashkëpunimit midis Universitetit “Fan S. Noli’ dhe Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Korçë.


Ky ishte edhe fokusi i takimit që ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arjan Jaupllari, kryetari i Këshillit të Qarkut Korçë, Erjon Nexhipi e drejtues të QTTB-së zhvilluan me drejtues të Universitetit “Fan S. Noli dhe të Fakultetit të Bujqësië.

Theksi në këtë takim u vu në dobinë që do të sjellë ngritja e këtij laboratori për një lidhje të qëndrueshme dhe funksionale midis dijes dhe fushës e bujqësisë.


Konkretisht, në këtë laborator për ngritjen e të cilit puna ka filluar, do të ofrohen shërbime për fermerët, do të kryhen praktikat e studentëve të FB, si dhe do të mbështesë punën kërkimore të pedagogëve e specialistëve të bujqësisë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit