3.7 C
Pogradec
3.7 C
Korçë
2 C
Bilisht
2.6 C
Ersekë
2.8 C
Maliq
3 C
Liqenas
Friday, February 14, 2025

Skënderbeu nga spektakli në zhgënjim, kapitullim me tre gola dhe harron të fitojë ndaj Teutës.

- Advertisement -

Skënderbeu nga spektakli në zhgënjim, kapitullim me tre gola dhe harron të fitojë ndaj Teutës.

Skënderbeu nga spektakli që dhuroi ndaj Tiranës zhgënjen menjëherë në sfidën e rradhës në transfertë me Teutën. Bardhekuqtë e drejtuar nga Ivan Gvozdenoviç u paraqiten në një ditë të errët duke humbur me rezultatin 3-0, me gola të shënuar që në pjesën e parë, ndërsa vendasit kishin raste të tjera shënimi për të kapitulluar pa kushte Skënderbeun.

Kjo si për mbrojtjen e çoroditur të ekipit korçar, mesfushën anemike dhe sulmin pa forcë e shënjestër porte.

Me humbjen shpesh të topit që në zonën e vet, si dhe nën presionin e futbolistëve të Teutës, bardhekuqtë u fikën që në pjesën e parë kur pësuan tre golat dhe në të dytën me një reagim të dobët e pa busull nuk dhanë asnjëherë sinjal se mund të ndryshonin për mirë në këtë ndeshje.

Pas javës së 22 dhe me një ndeshje më pak të paluajtur ndaj Dinamos, Skënderbeu renditet në vendin e 7-të me 25 pikë, sërish i rrezikuar nga zona e ftohtë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit