4.3 C
Pogradec
2.3 C
Korçë
2.6 C
Bilisht
2 C
Ersekë
1.8 C
Maliq
4.1 C
Liqenas
Thursday, December 12, 2024

Ndikimi i klimës te bujqësia, Ministria: Masat që po marrim për të ulur dëmet

- Advertisement -

Bujqësia është një nga sektorët më të kërcënuar nga ndryshimet klimatike. Jo të paktë kanë qenë skenarët kur fusha të tëra me grurë para korrjes sheshohen nga breshëri apo përmbytjet, ashtu si edhe dëmet në kultura të tjera.

Ministria e Bujqësisë pranon se ndryshimet klimatike janë të pranishme, por ende niveli i tyre nuk është i tillë që të ndryshojë hartën e kulturave bujqësore.

Thënë këtë, ministria pranon se objektiv i saj mbeten masat për uljen e dëmit potencial në bujqësi, si dhe orientimi i investimeve në ato segmente ku shihet e nevojshme, siç është ujitja dhe kullimi.

Ndryshimet klimatike janë tashmë një problem ndaj të cilave çdo vend nuk po qëndron indiferent, për shkak të pasojave që shfaqin në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Bujqësia është një prej këtyre sektorëve. A ka sot një studim të qartë të pasojave në sektor Ministria e Bujqësisë?

Sot ekzistojnë disa raporte ndërkombëtare, të cilat tregojnë se bujqësia do të vuajë në vitet e ardhshme nga ndryshimet klimatike Shqipëria nuk është e përjashtuar nga ndryshimet klimatike.

9 nga 10 vitet më të nxehta që prej vitit 1850 kanë ndodhur në dekadën 2011-2020.

Nga viti 1980-2020, temperatura mesatare vjetore e zonës së Tiranës është rritur me pothuaj 2℃.

Të dhënat historike të 30 viteve të fundit tregojnë rritje të numrit të ditëve me temperatura mbi 35℃, dhe të netëve me temperatura mbi 20℃.

Pranverat e nxehta pritet të kenë efekte negative në rendimente sidomos gjatë verës ose gjatë pranverës në kulturën e ullirit

Sipas FMN, deri në vitin 2050, temperatura mesatare pritet të rritet nga 1.3-2.2℃, ndërsa reshjet do të ulen me 4,3%, por frekuenca e shirave të rrëmbyeshëm do të rritet rëndësishëm.

Sipas përfundimeve të analizës së FMN të dhjetorit 2022, rritja e efektivitetit të përdorimit të burimeve ujore është një prej masave më të rëndësishme që duhet të ndërmarrë bujqësia shqiptare.

Ne po ndërmarrim masa jo vetëm për të rritur sipërfaqen e mbuluar me ujitje dhe kullim, por edhe për të rritur eficiencën e tij.

Si manifestohen ndryshimet klimatike në bujqësi në vend në prodhimtari, kultura, ndikimet në tokë dhe në ujë?

Sot ne kemi rritje të fenomeneve të breshrit, të shirave të rrëmbyeshëm, rritje të periudhës së ujitjes së kulturave bujqësore, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në produktivitetin e kulturave dhe kërkojnë rritje të eficiencës së sistemeve tona të ujitjes gjatë periudhës së thatë dhe të kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytja gjatë periudhës së lagësht.

A kanë sjellë ndryshimet klimatike nevojën për të rishikuar hartën e produkteve që mund të kultivohen në vend në rajone të ndryshme dhe nëse po, cilat janë disa nga elementet që vërehen?

Sigurisht që ndryshimet klimatike ende nuk janë në nivel të tillë që të kërkojnë ndryshime të kulturave bujqësore, por sigurisht kanë nevojë për aplikimin e praktikave të mira të kultivimit të këtyre kulturave për të mundësuar uljen e efektit të dëmtuesve apo përmirësimit të investimeve në rrjetin tonë të ujitjes dhe kullimit që është një prej drejtimeve tona kryesore të ndërhyrjes.

A ka ministria një plan veprimi për të minimizuar pasojat e ndryshimeve klimatike në vend dhe ndikimin te prodhimi?

Ne kishim parashikuar për vitin 2023 investime në rrjetin e ujitjes dhe kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytja një fond prej 1,16 miliardë lekësh, ose 2.5 herë më shumë se sa investimet që bënit ju në vitin 2013.

Kemi diskutuar dhe po vëmë në zbatim me Bankën Botërore një komponent të veçantë me vlerë prej 29 milionë eurosh, i cili i drejtohet pikërisht zvogëlimit të efekteve të ndryshimeve klimatike dhe rritjes të efektivitetit të përdorimit të burimeve ujore në të gjithë vendin.

Kështu, së bashku me Bankën Botërore do të ndërtojmë për herë të parë Platformën digjitale për bujqësinë inteligjente për klimën.

Kjo platformë grumbullon informacione për llojin e tokës, të dhëna hidrometeorologjike, praktikat bujqësore (përdorimi i plehëruesve, pesticideve, ujitjen etj.) dhe synon drejtimin e fermerëve në praktika më të qëndrueshme bujqësore.

Fermerët e përfshirë mund të hedhin të dhëna (web, telefon celular). Platforma jep rekomandime automatike rreth përdorimit të pesticideve, ujitjes etj. Në fazën e parë, kjo platformë do të mbulojë një sipërfaqe prej 2000 ha për tu zgjeruar në të ardhmen.

Do të ndërhyjmë në 12 mijë e 300 ha në infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit dhe do të integrojmë inovacione teknologjike me energji të rinovueshme, duke ulur gjurmën e karbonit të bujqësisë.

Modernizojmë ujitjen në skemën e ujitjes së Divjakës, duke përdorur ujitjen me presion.

Rrisim edhe më shumë konkurrueshmërinë e bujqësisë së këtyre zonave përmes uljes së kostove të ujitjes kullimit, apo rritjes së efektivitetit të burimit të përdorur. Ulim gjithashtu edhe ndikimin e bujqësisë në mjedis.

Modernizojë në zonën e Divjakës rreth 500 ha, duke mundësuar ujitjen me presion në mënyrë individuale për çdo fermer. (Instalojmë 468 matës me parapagesë për rreth 2000 familje që do të mundësojë tarifim sipas përdorimit të ujit).

Instalojmë paneleve diellore 500 KWp (kilowat peak production ose fuqi e instaluar) pranë stacionit të pompimit Divjakë për të ulur kostot e pompimit (71% e energjisë së përdorur është energji diellore, kursimi 15 milionë lekë/vit.

Kalojmë në ujitjen me presion edhe skemën e ujitjes në Mursi, në rrjedhën e poshtme të rezervuarit, në një sipërfaqe prej 2300 ha.

Gjithashtu modernizojmë sistemin e kullimin në 9600 ha të fushës së Hoxharës në Fier. Ulim kostot e mirëmbajtjes, dhe rrisim produktivitetin bujqësor dhe të ardhurave (ulja e kostove me 30%).

Kalojmë në furnizimin me energji diellore për rreth 1/3 e nevojave të hidrovorëve, duke instaluar 27 paneleve diellore me fuqi të instaluar 2000 kWp, prodhim energjetik vjetor 2740 mWh. Kursejmë energji me vlerë 40 milionë lekë.

Në kuadër të granteve të WBIF (Western Balkans Investment Framework) po realizojmë studimi i fizibilitetit për përmirësimin e mbrojtjes nga përmbytja në lumenjtë Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosa, për të përcaktuar me anë të projekteve specifikë masat që do të merren në secilin prej rasteve.

Së shpejti, do të fillojmë një analizë të sigurisë së digave të rezervuarëve me një studim parafizibiliteti për rreth 430 diga.

Kjo analizë do të na ndihmojë për të hartuar projektet e zbatimit dhe kryerjes së punimeve civile për rehabilitimin e një pjese të digave për ujitje (nga 626 diga gjithsej).

Burimi: Revista Monitor

An Albanian man works in his hothouse which is flooded in Obot village, in the Shkoder district some 120 km (75 miles) northwest of the capital Tirana January 4, 2010. REUTERS/Arben Celi (ALBANIA)

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit