4.3 C
Pogradec
2.3 C
Korçë
2.6 C
Bilisht
2 C
Ersekë
1.8 C
Maliq
4.1 C
Liqenas
Thursday, December 12, 2024

Mbretëresha sillte avionin e saj privat për të marrë peshk koran në Pogradec

- Advertisement -

Mbretëresha Elizabeth II ishte një fanse e peshkut koran, peshk i cili gjendet vetëm në liqenin e Ohrit dhe në Rusi. Ish-kamarieri i “Turizmit”, Josif Laçka ka rrëfyer për “ZonaZero” se kjo histori ka qenë e vërtetë, dhe se vetë monarkja sillte avionin e saj privat për të marrë peshk në liqenin e Ohrit.

“Peshku Koran është shumë i veçantë, por sigurisht avioni nuk mund të vinte në Shqipëri për shkak të regjimit komunist.

Mbretëresha dërgonte avionin e saj personal për të marrë peshk në liqenin e Ohrit”, ka rrëfyer ish-kamarieri i “Turizmit”. “Ne atëherë kishim në menu tavën me qepë dhe tavën me arra me marinatë.

I është gatuar edhe menuja e Koranit të Pogradecit dhe ajo e Maqedonisë së Veriut, dhe se mbretëresha Elizabeth II ka preferuar më shumë atë të Shqipërisë”, ka qenë detaji që ka rrëfyer Laçka për monarken britanike më jetëgjatë në fron, Elizabeth II/Fjala/

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit