5.9 C
Pogradec
5.2 C
Korçë
4.7 C
Bilisht
5.6 C
Ersekë
4.2 C
Maliq
5.9 C
Liqenas
Wednesday, December 4, 2024

Korçë/ Nënë e bijë pesë ditë pa jetë në banesë, djali erdhi nga Greqia se nuk iu përgjigjën në telefon dhe i gjeti të vdekura (EMRAT-FOTO)

- Advertisement -

Eleni dhe Ornela Vangjeli, nënë e bijë, nuk u përgjigjeshin në telefon familjarëve të tyre prej pesë ditësh, ndërsa ditën e sotme janë gjetur pa shenja jete në banesën e tyre në Korçë. Djali i cili jetonte dhe punonte në Greqi duke mos u lidhur në telefon me to, u nis për Shqipëri, për t’u përballur me fatkeqësinë që kishte ndodhur. 

Nënë e bijë, Eleni dhe Ornela Vangjeli, njëra 75 vjeçe e tjetra 54 vjeçe janë gjetur pa jetë në banesën e tyre në lagjen nr. 17, Korçë. Prej 5 ditësh nuk iu përgjigjeshin familjarëve në telefon, ndaj i shqetësuar djali i të moshuarës që jetonte dhe punontë në Greqi është nisur për në Shqipëri për të mësuar për fatin tragjik të tyre.

“Më datë 01.02.2024, rreth orës 16:42, në lagjen nr. 17, Korçë, në banesë, janë gjetur pa jetë, pa shenja dhune shtetaset E. V., 75 vjeçe dhe vajza e saj O. V., 54 vjeçe. Nga të dhënat e para, rezulton se këto shtetase nuk ju ishin përgjigjur në telefon familjarëve të tyre, prej disa ditësh”, njofton policia. 

Dera e banesës së tyre është hapur nga shërbimet e zjarrfikësve, pasi ishte e kyçur nga brenda. Paraprakisht dyshohet se këto dy shtetase mund të kenë humbur jetë për shkaqe natyrale.

Burime për Report TV bëjnë me dije se dyshohet që 54-vjeçarja të ketë pësuar infarkt, më pas ka ndërruar jetë nëna e saj paralizuar.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit