Rehabilitimi i “Odeonit” në Pogradec ka qënë një ndër investimet më të kushtueshme të Bashkisë së qytetit, që e kalonte vlerën e 300 milion lekëve. Në atë kohë garën e tenderit e fitori kompania “REJ Shpk” mes dy kompanive të tjera të cilat paraqitën dhe ankesë për këtë tender, por u skualifikuan për mosparaqitje të dokumentacioneve teknike. Gjithsesi siç edhe dokumentacionet tregojnë, rehabilitimi i këtij “Odeoni” përfundoi shumë para afatit, madje punonjësit punuan dhe në ngrica apo ditë me mot jo të favorshëm.
Dimri i tretë i këtij invesitimi, e gjen atë në gjëndje të mjerueshme për shkak të cilësisë së dobët të punimeve. Duket që kompania “REJ Shpk” ka bërë punime të tilla që nuk rezistuan dot as 3 vjet. Plasaritje betoni, kabulla energjie të ekspozuar, rrjepje e suvatimit, thyerje etj si këto shihen lirshëm në Odeon. Por ajo që bie në sy është se Bashkia e Pogradecit, e ka marrë në ngarkim këtë vepër pas kualidimit të ndërtimit. Gjithesesi nga një auditim i vitit 2023 nga KLSH bëhet e ditur që kompania “REJ Shpk” ka marrë para edhe për shërbime që nuk i ka kryer në odeon, ndërsa vetë institucioni detyrohet të arkëtojë pas këto të ardhura.
Gjithsesi REJ Shpk nuk është një kompani e panjohur për fitimin e tenderave në Pogradec, ku shumica e tyre kapen vetëm nga kjo kompani. Në këto kushte nuk dihet nëse do të filloj një hetim për punime të jashtë standartit për kompaninë, apo do i jepet një tender i dytë për të ndrequr gabimet e të parit. Pritet një përgjigje zyrtare mbi përgjegjësinë e kësaj katraure që është krijuar në “dhomën pritëse të qytetit”, nën undën e zyrtarëve Bashkiakë.