Dhorkë Lulani, fqinja e dy viktimave, ishte kontakti i fundit me dy zonjat. Lulani: “Me Ornelën kam komunikuar të shtunë, ajo më tha që kishte shtruar nënën e saj në spital për vështirësi në frymëmarrje. Ornela më kërkoi të shihja nëse e kishte mbyllur derën e banesës së saj apo e kishte lënë hapur. Unë shkova, kontrollova derën e shtëpisë së saj dhe i thashë që derën e ke të mbyllur. Gjatë këtyre ditëve, kur kam dalë nga shtëpia, kam trokitur tek dera e Ornelës, por nuk më është përgjigjur njeri, edhe pse kur kam parë derën nga afër, më është dukur sikur brenda kishte çelës. U shqetësova sepse me Ornelën nuk po kontaktoja më. Ornela ishte edukatore në Vithkuq, dje dhe sot erdhën kolegët e punës për ta kërkuar, trokitën edhe ata, por dera nuk u hap. Unë mora në tel edhe mbesën e tyre, por as ajo nuk dinte gjë. Sot erdhi djali nga Greqia, tentoi të hapte derën, por ishte e mbyllur nga brenda. Më pas, me ndihmën e zjarrfikses dhe policisë, dera u hap, por gjetën të pajeta.