6.8 C
Pogradec
6.8 C
Korçë
6.3 C
Bilisht
5.2 C
Ersekë
5.8 C
Maliq
7.2 C
Liqenas
Thursday, February 12, 2026

E Fundit/ Korçë: Nënë e bijë gjenden të vdekura në banesë, ja çka dyshohet…

- Advertisement -

Më datë 01.02.2024, rreth orës 16:42, në lagjen nr. 17, Korçë, në banesë, janë gjetur pa jetë, pa shenja dhune shtetaset E. V., 75 vjeçe dhe vajza e saj O. V., 54 vjeçe. Nga të dhënat e para, rezulton se këto shtetase nuk ju ishin përgjigjur në telefon familjarëve të tyre, prej disa ditësh.

Dera e banesës së tyre është hapur nga shërbimet e zjarrfikësve, pasi ishte e kyçur nga brenda. Paraprakisht dyshohet se këto dy shtetase mund të kenë humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes së tyre dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Korçë. Report Tv mëson përmes burimeve se nënë e bijë jetonin bashkë në banesën që u gjetën pa shenja jete, kurse e moshuara ishte e paralizuar dhe nuk mund të lëvizte dhe kujdesej për veten. Vajza e saj e vetmja që kujdesej për të dyshohet se mund të ketë pësuar arrest kardiak dhe gjatë kësaj kohe e moshuara nuk ka pasur mundësi reagimi derisa ka ndërruar jetë. Nga grupi hetimor bëhet e ditur se banesa ishte plotësisht e mbyllur nga brenda dhe nënë e bijë kanë qëndruar të vdekura për pesë ditë në banesë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit