6.5 C
Pogradec
9.4 C
Korçë
6.3 C
Bilisht
7.7 C
Ersekë
8.7 C
Maliq
6.9 C
Liqenas
Tuesday, February 18, 2025

Bashkia Devoll e vetmja në Qark që nuk ngre taksat. Lehtësira parashikohen edhe për bizneset e reja…

- Advertisement -

Këshilli Bashkiak Devoll ka aprovuar një paketë fiskale të re për vitin 2024, e cila synon të ofrojë lehtësira dhe avantazhe për nismat e bizneseve të reja, sidomos ato të komunitetit rom. Nënvizojmë se këto lehtësira do të aplikohen vetëm gjatë vitit të parë të funksionimit të një biznesi të ri.

Nënkryetarja e Bashkisë, Eliverta Pavliqoti, shprehet se ky vendim ka karakter inkurajues për hapjen e bizneseve të reja dhe është një përpjekje për të ulur barrën ekonomike për familjet e komunitetit rom.

Taksat dhe tarifat vendore, përveç atyre të përcaktuara për lehtësirat e biznesit të ri dhe përjashtimet për vitin e parë, do të mbeten në nivelet e njëjta me vitin e kaluar. Në paketën fiskale të vitit 2024, do të ketë gjithashtu një përjashtim nga tarifat lokale për pensionistët kryefamiljarë dhe personat me aftësi të kufizuara.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit