2.9 C
Pogradec
1.9 C
Korçë
2.3 C
Bilisht
0.8 C
Ersekë
1.2 C
Maliq
3.6 C
Liqenas
Friday, December 13, 2024

Korçë/ Turizmi nuk shpëton bizneset, ulet ndjeshëm numri i bizneseve të vogla. Sindikatat në gjumë!

- Advertisement -

Në një periudhë të fundit, kryeqendra e juglindjes, Korça, po përballët me një ulje të ndjeshme të bizneseve të vogla. Edhe pse ka një zhvillim të dukshëm në sektorin e turizmit. Sipas Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Korçë, në të gjithë Qarkun e Korçës ekzistojnë 4758 biznese, ku afro gjysma e tyre janë në rrethin e Korçës, me 2945 biznese të vogla. Megjithatë, burimet tregojnë se ka një rënie të interesit për të krijuar biznese të vogla.

Bazuar në informacionet nga Bashkia e Korçës, në vitin 2022 janë regjistruar 417 subjekte të reja, ndërsa vitin e kaluar ishin vetëm 333. Tendencat vazhdojnë të rriten, me një numër të konsiderueshëm të bizneseve që kanë aplikuar për çregjistrim, nga 256 në vitin 2022 në 205 në vitin 2023.

Ekspertja ekonomike Junada Sulillari shpjegon se një nga shkaqet e kësaj uljeje është inflacioni i krijuar nga pandemia COVID-19 dhe më pas nga lufta në Ukrainë, duke bërë që bizneset të përballojnë kosto të mëdha. Sulillari shton se mungesa e interesit tek të rinjtë dhe largimi i tyre për në vende të tjera janë faktorë tjerë që kanë ndikuar në zvogëlimin e numrit të bizneseve të reja në juglindje.

Ndërsa Sulillari propozon që një zgjidhje mund të jetë mbështetja e mëtejshme për bizneset e reja, sidomos ato start-up dhe lehtësimet fiskale, sindikalistët e zonës duket se nuk kanë reaguar ndaj kësaj problematike. Institucionet financiare tregojnë se bizneset e vogla po kthehen gjithnjë e më shumë në biznese familjare, kryesisht për shkak të mungesës së fuqisë punëtore në juglindje.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit