Grumbulluesit në magazina frigoriferike të mollës kanë problem shitjen, takim me Zëvendësministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Arian Jaupllari.
Grumbulluesit në magazina frigoriferike të mollës në Korçë kanë problem mbetjen stok të prodhimit për mungesë tregu të konkurencës nga jashtë vendit. Disa ditë më parë, ata ngritën shqetësimin e tyre në një takim me Prefektin e Qarkut Korçë Nertil Jole, i cili tha se këtë problem të tyre e bëri të ditur edhe në ministrinë përkatëse që mbulon çështjet e bukqësisë.
‘Së bashku me Zëvendësministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Arian Jaupllari dhe Drejtorin e Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor Korçë z.Vullnet Gjolla, zhvilluam sot një takim tjetër me grumbullues e ruajtës të prodhimit të mollës të qarkut tonë, gjatë të cilit diskutuam në hollësi për shqetësimet e tyre, për një sasi stoku prodhimi i grumbulluar i mollës.
Kultura e mollës është ndër më kryesoret në aktivitetin e fermerëve të qarkut tonë, ndaj bashkarisht ndamë mendime mbi hapësirat e mundshme për ndërhyrje dhe përpjekje rregullatore.
Të cilat zbusin ndikimin negativ të konkurrencës nga importi, shqetësime të cilat pas këtij takimi do ia përcjellim Ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrit të Financave’ bën me dije Prefekti Nertil Jole.