9.5 C
Pogradec
9.3 C
Korçë
8.4 C
Bilisht
8.4 C
Ersekë
8.4 C
Maliq
9.6 C
Liqenas
Wednesday, April 29, 2026

Korçë/ Të rinjtë të pasigurtë për t’u martuar. Karriera dhe siguria financiare prioritet i tyre…

- Advertisement -

Burimi: RTSH Korça

Zhvillimet e vrullshme social-ekonomike gjatë viteve të fundit, kanë sjellë pasiguri tek të rinjtë sa i takon krijimit të një familje. Sociologët vërejnë se në prag të një martese, hyjnë disa faktorë në lojë ku më kryesorët renditen puna, të ardhurat dhe strehimi. Të rinjtë e shtyjnë martesën të kushtëzuar nga disa faktorë siç janë sigurimi i karrierës, arritjet profesionale dhe sigurimi i një qëndrueshmërie ekonomike.

Pasiguria ekonomike renditet ndër faktorët kryesorë për të rinjtë, si një frenues për të krijuar familje e për të sjellë në jetë fëmijë.

Ndërsa për moshat e thyera, shkaku kryesor që të rinjtë i tremben martesës është frika ndaj përgjegjësive.

Por sociologët vërejnë se sot ka një qasje të re sa i takon institucionit të martesës.

Referuar të dhënave nga gjendja civile, gjatë një viti në Korçë lidhin martesë rreth 300 çifte, ndërsa për  vitin që lamë pas u realizuan 256 celebrime, një numër i cili ka ardhur në ulje nga viti në vit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit