6.4 C
Pogradec
6.6 C
Korçë
6.6 C
Bilisht
4.5 C
Ersekë
5.3 C
Maliq
7.5 C
Liqenas
Thursday, December 12, 2024

(FOTO) Kreshnik Mersinllari: PISTA E VOGËL E AUEROPLANËVE TË MUSOLINIT NË STAROVË

- Advertisement -

Burimi: Gazeta Pogradeci

PISTA E VOGËL E AUEROPLANËVE TË MUSOLINIT NË STAROVË

Gazeta Pogradeci ka mundur të hedhë dritë mbi disa fakte për ekzistencën e një piste të vogël aeroplanësh e ngritur në fushën e Starovës (sot). Nisur edhe nga indicja e mbërritur nga një ndjekës i faqes, kemi mundur të zbulojmë këto të dhëna nga historiani Henry L. deZeng IV.

Në një studim mbi Aerodromet në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore, mendohet të jenë gjurmët e kësaj piste të vogël aeroplanësh, në Starovë afër pjesës nga ana e liqenit.

TË DHËNA TË PËRGJITHSHME: Vendpushim në Shqipërinë lindore në bregun jugor të liqenit të Ohrit

VENDODHJA E SAKTË: E papërcaktuar

HISTORIA: Megjithëse përdorej herë pas here nga avionët italianë, nuk është gjetur asnjë shënim për përdorimin e Forcave Ajrore.

U bë inaktiv gjatë pushtimit gjerman të Shqipërisë dhe ndoshta toka iu rikthye për kultivimin bujqësor.

Përshkruhet si një pistë avioni e shkurtër i përshtatshëm vetëm për aeroplanët e vegjël të zbulimit taktik.

PSE U NGRITËN KËTO PISTA?

Mendohet se ai u krijua si një domosdoshmëri e Italisë. Ushtria italiane filloi në Shqqipëri ndërtimin e disa terreneve shtesë për ulje dhe përmirësimi i fushave ajrore ekzistuese në fund të vitit 1939 dhe në fillim të vitit 1940 në përgatitje për planet offensive të Musolinit në Ballkan, veçanërisht në Greqi. Sulmi ndaj Greqisë u hap më 28 Tetor 1940 dhe përfundoi pa sukses.

INFORMACION PËR AVIACIONIN NË SHQIPËRI

Aviacioni në Shqipëri filloi në vitin 1914 kur qeveria u përpoq të blinte 3 avionë në nisjen e Luftës së Parë Botërore, por porosia u anulua për shkak të mungesa e fondeve. Nuk pati asnjë aktivitet të mëtejshëm të aviacionit ushtarak nga ana e Qeverisë shqiptare deri pas Luftës së Dytë Botërore.

Ne anen tjeter, Shërbimet ajrore komerciale në Shqipëri filluan në vitin 1924 nga Adria-Lloyd, firma gjermane, por këto u morën dhe u monopolizuan nga Ala italiane (Linja ajrore Littoria disa vite më vonë). Tirana dhe Valona (Vlora) ishin aeroportet e vetme si e tillë deri në mesin e viteve 1930, megjithëse disa terrene dytësore për ulje u përdorën edhe gjatë muajve të verës.

Gjithsej janë zbuluar 21 fusha ajrore, terrene uljeje, fusha satelitore, ulje emergjente, stacionet e hidroplanëve dhe ankorimet e hidroplanëve .

Kreshnik Mersinllari

Gazeta Pogradeci

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit