Prefekti i Qarkut Korçë dhe Rektori i Universitetit takime bashkëpunimi për ide zhvillimi të rajonit.
Prefekti i Qarkut Korçë Nertil Jole informon për takime me Rektorin e Univesitetit ‘Fan S. Noli’ Dhimitri Bello në dobi të zhvillimit të jetës universitare dhe rajonit juglindor.
‘Me Rektorin e Universitetit “Fan S. Noli” Dhimitri Bello, takohemi jo rrallë dhe shkëmbejmë ide e mendime për gjallërimin e jetës universitare e jo vetëm.
Kjo në kuadër të bashkëpunimit me Prefekturën dhe aktorë të pushtetit vendor në të mirë të Universitetit dhe zhvillimit ekonomik të rajonit tonë’ shprehet Prefekti Nertil Jole.