6.5 C
Pogradec
9.4 C
Korçë
6.3 C
Bilisht
7.7 C
Ersekë
8.7 C
Maliq
6.9 C
Liqenas
Tuesday, February 18, 2025

Gjermania të ashpërsojë azilin, CDU thirrje: AfD po rritet rrezikshëm

- Advertisement -

Partia kryesore opozitare e Gjermanisë, CDU, po i kërkon qeverisë së koalicionit trepalësh të vendit të punojë me landet për ashpërsimin e politikave të azilit në mesin e frikës se kjo çështje mund të mbetet ne dorë të partisë së ekstremit të djathtë AfD, e cila po njeh rritje “të rrufeshme” në sondazhe.

Nën presionin e opozitës, kancelari Olaf Scholz u takua në muajin nëntor me krerët landeve për të diskutuar mënyrat e shtrëngimit të politikës vendase të azilit. Tani, po shtohen thirrjet për veprim të shpejtë. “Fuqia e populistëve dhe ekstremistëve ushqehet gjithmonë nga paaftësia e demokratëve për të vepruar. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur bëhet fjalë për një nga problemet kryesore të kohës sonë: çështjen e emigracionit”, tha për Tagesspiegel kryetari i Rajn Vestfalisë Veriore, Hendrik Wüst (CDU/EPP).

Wüst bëri thirrje për një tjetër takim mes drejtuesve të landeve dhe Scholz për t`i bërë një rivlerësim masave të marra deri tani për azilin. .Kërkesa e ngutshme e tij vjen pas rritjes së popullaritetit të AfD-së, e cila aktualisht qëndron mbi secilën prej partive të koalicionit qeverisës me 22%, çka e vendos atë vetëm pas CDU-së, sipas një sondazhi të fundit. Çështja është bërë veçanërisht e ndjeshme pasi media e pavarur Correctiv zbuloi se anëtarët e AfD u takuan me biznesmenë me ndikim dy muaj më parë në fshehtësi të plotë dhe diskutuan plane për dëbimin e të padëshiruarve, duke vënë në pikëpyetje të drejtat themelore të qytetarëve gjermanë që nuk përputhen me këndvështrimin e tyre.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit