6.7 C
Pogradec
5.8 C
Korçë
4.7 C
Bilisht
5.4 C
Ersekë
4.9 C
Maliq
6.6 C
Liqenas
Sunday, January 26, 2025

Korçë/ Pas popullsisë, numërimi nis edhe në blegtori. Ulet dukshëm interesi për kujdes ndaj kafshëve

- Advertisement -

Censi i popullsisë u mbyll, tani pritet të nisë ai në sektorin bujqësisë dhe blegtorisë.

Pas Censit të popullsisë në Shqipëri, pritet të kryhet ai për bujqësinë dhe blegtorinë.

Censi në sektorin e bujqësisë, mendohet se do të luajë një rol vendimtar në përditësimin e informacionit statistikor të nevojshëm në nivel lokal dhe rajonal dhe ndryshimet që kanë ndodhur në këtë sektor në më shumë se një dekadë.

INSTAT ka përgatitur një modul pyetjesh, të cilat janë përfshirë edhe në pyetësorin e Censit të Popullsisë dhe Banesave të zhvilluar në tetor 2023, me qëllim krijimin e listës së fermave bujqësore, e cila do të shërbejë si bazë zgjedhje për censin e ardhshëm të bujqësisë, kjo për arsye të mungesës së regjistrit administrativ të fermave.

Censi i Bujqësisë do të sigurojë informacione mbi module të veçanta, në të gjitha fermat bujqësore që kanë të bëjnë me: ujitjen, praktikat e menaxhimit të tokës, makineritë dhe pajisjet dhe pemëtarinë, të cilat rrjedhin nga zbatimi i rregulloreve të Komisionit Evropian mbi Vrojtimet Strukturore të Fermave, me vit reference vitin 2023, për vendet anëtare të BE.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit