Frigoriferistët e rajonit të Korçës kanë rritur cilësinë e ruajtjes së mollëve. Si mund të kuptohet edhe nga fotot nivelet e gazeve janë në sasi minimale dhe cilësia e mollëve është njëlloj sikur ishin para vjeljes. Fortësia e mollëve sipas varieteteve shkon nga 7-9 kg/cm2. Brix (sheqeri) shkon nga 14-18%.
Sasia e CO2 është 0 dhe etileni në raporte afër zeros. Pra, është arritur të kemi ruajtje për një kohë të gjatë me cilësi maksimale.
Problem është konkurenca nga importi.
Me sa duket ne shqiptarët atë që fitojmë nga turizmi e lemë të rrjedhë nga importet që konkurojnë prodhimin vendas.
Frigoriferët janë plot dhe nuk ka shitje. Për të qeshur e për të qarë: Në një emision gatimi po gatuhej kek me mollë. Mollët ishin të importit dhe gazetarja e guzhinës shprehet se po gatuhet me mollë importi se nuk ka mollë të vendit.
Kjo lloj situate do të kthehet në goditje për fermerët vitin e ardhshëm sepse frigoriferët nuk do të kenë mundësi të blejnë prodhimin vendas. Ka frigoriferë që kanë blerë 500-700 ton mollë me çmim 70-90 lek kg. dhe po shesin shumë ngadalë.
Falë rritjes së cilësisë së ruajtjes po rezistojnë.
Nuk kërkohet mëshirë , por kërkohen politika urgjente për mbështetjen e prodhimit vendas. Produkte të cilat subvencionohen nga qeveritë përkatëse po konkurojnë prodhimin tonë të pa subvencionuar.
Çfarë do bëhet? Ekonomia e tregut ka vdekur!
Jemi në kapitalizëm shtetëror! Me keqardhje, por pa ndërhyrjen e shtetit nuk zgjidhet kjo situatë. Një zgjidhje do të ishte psh. pak nga paratë
e fituara nga turizmi të shkojnë për subvencion të çmimit në mënyrë që të shitet prodhimi dhe frigoriferistët të kenë kapital për blerje në vitin e ardhshëm !
Po hyjmë në një rreth vicioz nga i cili nuk do dalim dot. Mos harrojmë se tashmë shumë pemëtore sidomos në zonën e Devollit janë braktisur e me sa duket kjo do vazhdojë !
Institucionet të marrin masa ose të shpjegojnë se përse vetëm turizmi është prioritet dhe prodhuesit të gjejnë vendin! Ta marrin vesh një herë e mirë që janë të vetëm!
Sqarim: Shkrimi me burim postimi profilin në fb të Aurel Grabocka.