15.7 C
Pogradec
15.4 C
Korçë
15 C
Bilisht
14.8 C
Ersekë
14.5 C
Maliq
16 C
Liqenas
Sunday, June 21, 2026

Pogradec/ Rrugorja lum gjobash për parkimet e çregullta. Kujdes kur parkoni afër zonës së bashkisë…

- Advertisement -

Policia Rrugore në Pogradec ka filluar fushatën e gjobave për automjetet të cilat nuk parkojnë korrekt në zonën e aksit përpara Bashkisë Pogradec. Është bërë tashmë e udhës që “të fortët” e Pogradecit të parkojnë si të duan, ku vetëm ditën e djeshme një ambulancë por edhe një autobus u bllokuan për afro 20 minuta për shkak të parkimit të keq. Në zonën pranë bashkisë mjetet parkohen në mënyrë të tillë që zenë rrugën.

Në këto kushte policia ka vendosur qindra gjoba brënda një dite dhe sipas informacioneve do të vazhdojë të vendosi. Prandaj i behet thirrje shoferëve të parkojnë me kujdes, pasi mund të gjobiten.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit