2.9 C
Pogradec
1.9 C
Korçë
2.3 C
Bilisht
0.8 C
Ersekë
1.2 C
Maliq
3.6 C
Liqenas
Friday, December 13, 2024

E rëndë/ E bullizuan në Tik Tok, 41-vjeçarja i jep fund jetës

- Advertisement -

Një grua nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 4 fëmijëve, dyshohet se i ka dhënë fund jetës, pas denigrimit në rrjetet sociale. Në emër të saj u hapën profile, kryesisht në Tik-Tok, që denigronin figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme.

41-vjeçarja duket se nuk i ka rezistuar presionit shoqëror në një komunitet të vogël dhe më pas edhe në familje. Në kushte të rënduara psikologjike ka pirë fostoksinë, tri ditë më parë, më 2 janar. Familjarët e kanë çuar me urgjencë në spital në Tiranë, por gruaja ndërroi jetë.

Nëna e 4 fëmijëve, punonte në një fabrikë fasonerie në zonën e Fllakës. Bashkëshorti i saj bënte punë sezonale në Greqi, por për festa ishte pranë familjes. Para efektivëve ka thënë se nuk kishin konflikte në çift dhe se nuk e di shkakun e vetëhelmimit të gruas. Nga fakti që gjuha e shëmtuar dhe fyese ndaj saj në rrjetet sociale, lidhet me punën e saj në fabrikë, dyshimet e hetuesve janë se profilet denigruese të jenë hapur nga punonjëse të tjera të fabrikës, ndaj po hetohet se si kanë qenë marrëdhëniet mes kolegeve. Ngjarja e rëndë po hetohet nga Prokuroria e Durrësit, për të zbuluar së pari, personin që ka hapur profilin fals në rrjetet sociale.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit