Fillimi i muajit Janar shënon edhe rastet më të shtuara me virus gripi, të cilat paraqiten pranë spitaleve. Në qarkun e Korçës sipas mjekëve vihet re një rritje e fluksit të pacientëve me simptoma të gripit, ku përfshihet temperatura e lartë, mungesa e fuqisë, diarrea dhe refluksi. Rastet e shtuara nuk lidhen vetëm me viruesin e gripit, por edhe me popullimin e qyteteve nga emigrantët të cilët u kthyen për pushime në Shqipëri.
Sipas Shefit të Urgjencës pranë Spitalit Bashkiak Pogradec doktor Genci Zyferi, ka pasur një shtim të rasteve kryesisht me simptomat e gripit, por fatmirësisht nuk ka pasur raste të rënda. Nga virusi i gripit në Pogradec nuk janë evidentuar raste të shtrimit në spital. Sipas informacioneve në 24 orët e fundit pranë urgjencës spitalore në Pogradec, janë paraqitur afro 100 raste, shumica e të cilave me shenja të gripit. Zyferi shton se nuk ka raste me Covid-19, por virusi i gripit është shumë i fortë dhe jep temperaturë të lartë, në raste të ndryshme temperaturë agresive.
Edhe në pediatrinë e Pogradecit numri i vizitave shkon rreth 70 të tilla në 24 orë. Virusi i gripit sipas shefit të Pediatrisë Bexhet Liçkollari ka prekur edhe fëmijët më të vegjël, ndërsa shtrimet variojnë nga 25 në ditë. Shmangia e ambienteve kolektive dhe konsumimi i lëgjeve mbetet një nga këshillat kryesore të mjekut Liçkollari.
Raste të larta të vizitave janë raportuar dhe në pediatrinë e Korçës, ku burime zyrtare bëjnë të ditur se numri vizitave edhe në këtë spital shkon mbi 70. Virusi fundit i gripit sipas mjekëve është me siptoma kryesisht të temperaturës së lartë dhe zgjat deri në 6 ditë.