04.01.2024
Ngjarja ndodhi 107 vjet më parë në Voskopoje, kur Sali Butka , oficer në ushtrinë Austrohungareze, mori urdher të marshonte drejt Korçës dhe të shtynte tutje ushtrite franceze dhe greke te Venizelosit. Ushtria e tij përbëhej nga rreth 150 ushtarë të paguar me nga një napolon në muaj, kurse paga e tij si “Komandant i Ushtrisë Shqiptare” , i emëruar nga Austriakët, ishte 10 Napolona.
Rrugës, gjatë marshimit nga Berati për në Voskopojë, Saliut iu bashkuan shumë te tjere, me nga nje thes dhe kosore në brez për të grabitur qytetin. Në kete mënyre numri i vertete qe vershuan mbi Voskopoje, arrinte rreth 1500 vetë. Voskopoja nuk mundi te mobilizonte me shume se rreth 300 luftetare te pa stervitur dhe me armatime te dobeta.
Ndihma e premtuar nga francezet dhe greket, ne çastin e perplasjes, nuk u ardhi. Ne qytet ndodheshin vetem pak greker, numri i te cileve shkonte vetem ne 12 vetë.
- Ne kete menyre, Voskopoja qe ishte pjese e teritorit te pushtuar nga Antanta, ne luften kunder bandave te hajduteve te Saliut, u tradhetua.
Lufta vazhdoi rreth kater dite. Voskopojaret luftetare, perballe ortekut te ushtareve dhe hajduteve te Saliut, te armatosur dhe te mbeshtetur nga Austriaket, u munden. Pjesa me e madhe u vrane.
Tmeret qe panë dhe pësuan njerezit dhe popullata e atij qyteti, nuk tregohen. Grabitjet, perdhunimet, djegja e te gjitha shtepive, ishin te pa treguara. Vete Sali butka, edhe se plak dhe me nje sy, por kriminel i regjur qysh nga rinia e tij, udhehoqi gjithe masakren.
Ka edhe me. Do te duhej pena e Dante Aligerit qe te arrinte pershkrimin e tmereve ne vazhdim. Per te qene me konkrete, do te sjellim deshmite e Papa Kliut, prift i manastirit qe ndodhej aty kur filloi gjakderdhja.
-Papa Kliut i dridhej mjekra dhe i kullonin lot nga syte kur tregonte ate qe pa:- Nuk mund ta shihja kete skene. U futa brenda ne kishe dhe mbylla syte dhe zura veshet qe te mos shikoja dhe degjoja. Nje femije me terhoqi nga rasa e zeze dhe me lot qe i shkonin rëke me lutej t’i shpetoja babanë, të cilin po e rrihnin ne obor. Më erdhi turp. U ngrita dhe shkova të shihja, duke patur për dore vajzën e vogë të tmeruar… Nga shkallët pashë atë që edhe Satanai nuk mund ta bënte edhe në skutat më të errëta të skëterës. Kriminelët godisnin me kondakët e pushkëve mbi trupat e zveshur të burrave të idhur.I kishin lënë vetëm me të mbathura. Tërhiqnin vargun e lidhur për ti nxjerë jashtë oborrit të brëndshëm te kishës. Prej aty i morrën përpjetë duke i shtyrë në drejtim të pyllit. Fati i tyre ishte i qartë.-Prifti duke treguar, nginte duart drejt qiellit dhe bërtiste: Përse o zot nuk i sheh dhe nuk lëshon ndonjë rrufe nga qielli? Të njo o zot dhe përulem mëshirë tënde të pakufishme, po nga i ke sytë në kë çast dhe nuk ve doren tçnde te mëshirëshme mbi këta të mjerë?
Dhjetë a njëzet burra nga të çetës, nënë urdhërat e Malkë qoftëlargut, flokë gjatë dhe gjysmë i zveshur, me pushkën ne sup dhe jataganin në dorë, shoqëronin vargun e te mjerëve… Viktimat pengoheshin dhe binin përdhe. Vargu nënë fshikullin e katilëve, i tërhiqte zvarrë te rrënet, deri sa me ato fuqi që u kishin mbetur, ngriheshin dhe shkonin pas shokëve, edhe ata të raskaoitur.
Ndaluan buzë një perroi në një lëndinë midis pishave të larta. Një varr gati natyral, nga gryerja e dheut prej ujrave, që zbrisnin nga lart, Malka , pasi e mati me sy gjatësinë dhe thllësinë e përroit, u tha shokëve të ndalonin dhe ti afronin buzë tij. Pë një kuriozitet ogurzi i numuruan. Dyzet ishte numri i atyre fazinjve. që do të varoseshin në në atë përrua gjithë ujë e baltë.
Pëballë viktimmve e përroit u vendosën ekzekutorët jo më larg se dy e tre metra. Tmeri i viktimave, ishte vere dehëse per kriminelet. Rrobërit kishin ulur kokën. Nga grumbulli i tyre u ngit një murmurime e llahtarëshme. Qanin apo këndonin/ Asnjëa dhe astjetra. Ishte lutja e fundit drejtuar qiellit dhe Krishtit Perëndi. Vdekjen për veten e tyre nuk e dyshonin. Në ato çaste ata luteshin që tu shpëtonte shpirtin dhe t’u falej jeta të dashurve tw tyre, fëmijve që ulërinin, prindërve që nuk mbaheshin dot më këmbë dhe grave që nuk lanë flokë pa shkulur. Në ato çaste u dëgjua një zë i fortë dhe i çjerë:
-Çprisni? bjeruni qafirëve të pabesë, le të skuqet uji dhe dheu nga gjaku i tyre.-Urdheri erdhi nga nga Malka, duke qëlluar i pari mbi ata trupa të .zveshur. Pas Malkë, gjithë kriminelet e tjerë zbrazën mbi ta pushkët e tyre. Thirja e burrave që binin në gropë, akoma të gjallë apo në agonin e vdekjes, ishte i llahtarëshme. Ato ushtuan në pyllin e bukur shekullor, i cili iu përgjigj me jehonë, duke e përcjellë atë në pafundësi.
Çmënduria e katilave, të dehur nga arroma e vdekjeve, vijoi mbi gratë dhe vajzat e gjunjezuar ne kishen e Manastirt, vaji i të cilave ushtonte në kubetë e kishës, duke prcjellë gjëmën reve te dëndura të tymit që kishin mbuluar qiellin e qytetit, i cili përzhitej midis flakëve.