Banorët e fshatit Rodokal në zonën e Mokrës, vuajnë problematikat e shumta në infrastrukturë dhe më tepër mungesën e vëmendjes nga institucionet. Nëpërmjet faqes “Rodokali,Mrekullitë e Vendit Tim” ata shprehen se kanalizimet dhe rrugët janë copë, teksa drejtuesit vendor aty shkojnë vetëm në periudhën e votime. Në postimin e plotë ata shkruajnë:
Mirmbrëma të gjithëve kudo që jeni,
Po bëj një deklaratë për mirëmbajtjen e rrugëve të fshatit, ku për fat të keq kanalizimet e rrugës për në lagjen jolla,janë bër ekstrem, Kanalizimet e rrugës së vjetër lartë për na lagjia novaku,ësht bër akoma më ekstrem,Kanalizimet gjithashtu për në lagjen e kolnekut,dhe rrugës letovës, janë ekstrem,ku në anën poshtë këtyre rrugëve janë parcella të mbjella,dhe rrezikojnë shembjen nga ujërat e dimrit,
Prandaj ju bëjm thirrje ju Zyra Shtypit Bashkia Pogradec dhe gjithashtu ju administrator Ramis Pura të vini dor mbi këto rrugë, sepse situata flet vet.