Për herë të parë punonjësve të policisë së shtetit do u paguhet trajtimi ushqimor.
Qeveria miratoi vendimin për të shlyer pagesën e trajtimit ushqimor për çdo punonjës të policisë së shtetit përgjatë kohës së ushtrimit të detyrës së tij gjatë orarit të punës dhe angazhimit të tyre në misione, operacione apo përballimin e situatave të emergjencave civile.
Trajtimi ushqimor ishte një e drejtë e parashikuar në ligjin për policinë e shtetit por nuk ishte zbatuar, dhe tani do ta marrin si fond që do u transferohet në llogaritë bankare Janë 9 964 punonjës policie që do të përfitojnë.
‘Në rastin e 22 ditë pune në muaj, çdo punonjës policie i shtetit do të marrë një pagesë për një vakt ushqimor që nëse do e përllogarisnim shkon në një pagesë prej 118 mijë lekë të reja. Që është detyrimi për vitin 2023.
Balla premton se ndryshe nga ky vit, kur detyrimi iu dha në fund të vitit në 2024 detyrimi do të jepet periodikisht
“Kemi dashur ta bënim më herët, por tanimë për shkak të rritjes së të ardhurave, forcimit të ekonomisë. Duhet të jemi krenar se shumë thonë që është forcuar leku që ndodh për shkak të forcimit të ekonomisë. E vërteta është se në këto kushte të kemi mundësinë që ky shpërblim për shkak të mungesës së pagesës për gjatë vitit 2023, në vitin 2024 do të jetë politikë. Nuk do të presim si jemi me të ardhurat për ta zbatuar këtë politikë por do ta zbatojmë në mënyrë të vazhdueshme.
Brenda javës ministri i Brendshëm njoftoi mbylljen e një marrëveshje me disa supermarkete me qëllim që policët të blejnë ushqimet bazë me çmim më të ulët
Po përmbyllim një marrëveshje me rrjetin e supermarketeve që shesin mallra bazë ushqimore në mënyrë që punonjësit e policisë së shtetit të kenë përfitime dhe lehtësim të çmimeve ku ata do të blejnë me kartë banke. Me një rrjet supermarketesh dyqanesh do të nënshkruajmë një marrëveshje ku të ketë një ulje 10- 15%, në negociatë kjo
Po kështu zjarrfikësit do të shpërblehen me një pagë mujore për festat e fundvitit, ndërsa ata që janë angazhuar në përballimin e situatës së zjarreve verën që lamë pas në Greqi do të kenë shpërblim dy paga shtesë
“Dua të nënvizoj që të gjithë zjarrfikësit shqiptarë të angazhuar për ti ardhur në ndihmë shtetit grek për tu përballur me situatën e vështirë të zjarreve gjatë kësaj vere për ta shpërblimi do të jetë dy paga mujore” tha ministri i Brendshëm, Taulant Balla në përfundim të mbledhjes së qeverisë.
Fondi pritet ti kalohet të gjithë bashkive para natës së Vitit të Ri.