6.7 C
Pogradec
5.8 C
Korçë
4.7 C
Bilisht
5.4 C
Ersekë
4.9 C
Maliq
6.6 C
Liqenas
Sunday, January 26, 2025

Universiteti Fan S. Noli bën analizën vjetore, ja çfarë u diskutua…

- Advertisement -

Në datën 20 dhjetor 2023, Senati Akademik dhe Bordi i Administrimit, në një takim të përbashkët, zhvilluan analizën e veprimtarisë mësimore, kërkimore-shkencore dhe financiare për vitin akademik 2022-2023.

Në takim ishin të pranishëm Dekanët e Zëvendësdekanët,  përgjegjësat e Njësive Bazë, anëtarë të Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, si dhe drejtorët e drejtorive të Universitetit .

Në fjalën e tij, rektori, prof. dr. Dhimitri Bello ndër të tjera theksoi se raporti i detajuar vjetor i veprimtarisë së Universiteti “Fan S. Noli” për vitin akademik 2022-2023 është një dokument i rëndësishëm për veprimtarinë e kryer nga institucioni në fushat akademike, shkencore, administrative dhe financiare.

Gjatë analizës raportimin për veprimtarinë kërkimore-shkencore e bëri zëvendësrektorja për Shkencën dhe projektet, prof. as. dr. Benita Stavre, e cila vuri në dukje punën e bërë dhe masat që janë marë gjatë vitit akademik 2022-2023 për përmbushjen e objektivave të parashikuar në planin strategjik të kërkimit shkencor në fushat: burimet njerëzore, infrastruktura, ndërkombëtarizimi dhe rajonalizimi, si dhe bashkëpunimi me sektorin publik e privat.

Raportimin për programet e studimit, parashikimin për angazhimin e personelit akademik, akreditimin institucional, gjurmimin e studentëve, si dhe veprimtarinë mësimore të njësive akademike në Universitetin “Fan S. Noli” e bëri zëvendësrektori për mësimin, dr. Ato Adili.
Administratori i Universitetit,  z. Petrika Petro paraqiti të dhënat për strukturën organizative të Universitetit, planin buxhetor vjetor dhe afatmesëm, si dhe të dhëna të tjera financiare të institucionit.  

Në takim u dhanë mendime dhe sugjerime për elemente të ndryshëm të projektraportit, të cilat do të mbahen parasysh në hartimin e dokumentit përfundimtar.
Në fund, të pranishmit miratuan projektraportin.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit